Molliqaj: Të shtunën do të protestojnë shumë qytetarë, ZRRE do ta tërheq propozimin për shtrenjtimin e rrymës

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se një numër i madh i qytetarëve do të marrin pjesë në protestën e së shtunës, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Molliqaj në një konferencë për media ka thënë se kjo do të bëjë që ZRRE të tërheq prapa rekomandimin të hënën e javës së ardhshme.

Kryetari i PSD-së theksoi se kërkesa e kësaj proteste është që propozimi i ZRRE-së të hidhet poshtë, teksa atë e ka cilësuar si propozim të Qeverisë së Kosovës.

“Kemi një propozim nga ZRRE-ja që nuk është i ZRRE-së por i Qeverisë, që është jo vetëm i papranueshëm dhe i padrejtë por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë te qytetarët pasi është shumë i shtrenjtë. Kërkesa e kësaj proteste është që të hidhet poshtë ky propozim i ZRRE-së, sepse ky propozim në njërën anë i favorizon dhe i faktorizon ata të cilët kanë shumë, ndërsa i ndëshkon dhe u qet një barrë shumë të rëndë të tjerëve që janë shumica në këtë vend. Ne nesër ftojmë secilin qytetarët partitë opozitare, OJQ-të e kushdo qoftë tjetër që ndan bindje të njëjta me ne sepse jemi tërësisht të bindur se numri i madh i protestuesve nesër të hënën vendimin e ZRRE-së do ta kthejë mbrapa”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa ky vendim të mos jetë në fuqi.

“Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi sepse aq sa është skandaloz është edhe i padrejtë”, tha ai.

I pyetur se a do t’i bashkohen protestës partitë opozitare parlamentare, Molliqaj ka thënë se ka zhvilluar takime me përfaqësues të këtyre partive dhe se vetëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen, derisa PDK-ja e LDK-ja kanë deklaruar se pajtohen me kërkesat e tyre kundër propozimit të ZRRE-së.

PSD-ja do të mbajë nesër një protestë nga ora 14:00. Ajo fillon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe mbaron tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

“Aty do të mbahen edhe aktivitetet dhe fjalimet e protestës. Poashtu aty do të adresohen edhe arsyet e protestës”, tha Molliqaj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...