Mohamed Salah ndryshon pamjen dhe i bashkohet Kombëtares së Egjiptit për Kupën e Afrikës

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka ndryshuar pamjen dhe është nisur drejt Kamerunit për ta përfaqësuar Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës të hënën.

Ylli i të kuqve e shënoi golin e 23-të të këtij sezoni në barazimin 2:2 kundër Chelseat të shtunën në Stamford Bridge, raporton Gazeta Express.

Por Liverpooli do të jetë pa Salahun gjatë gjithë muajit janar, derisa ai do të luajë për Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës në Kamerun.

Dhe Salah ka treguar se është i gatshëm për sfidën.

Ai e publikoi një fotografi pranë anësorit të Aston Villës, Trezeguet, derisa ky i fundit po flinte, duke e shfaqur prerjen e flokëve.

Egjipti e nis turneun më 11 janar kundër Nigerisë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Sudani dhe Guinea-Bissasu.

Salah do të shpresojë ta dërgojë Egjiptin në finalen e 6 shkurtit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...