Mjegulla vështirëson qarkullimin, policia apelon shoferët të bëjnë kujdes

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, për shkak të pranisë së mjegullës në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, mjegulla po e zvogëlon dukshmërinë në rrugë, duke rritur rrezikun për aksidente trafiku.

Me këtë rast, policia u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të mjaftueshme nga automjetet e tjera dhe të përdorin dritat adekuate gjatë vozitjes.

Po ashtu, qytetarëve u kërkohet të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe rregullat e trafikut, si dhe të shmangin manovrat e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

 

SHIKO MË SHUMË

Konjufca s’përmbahet në një tubim në Ferizaj, thotë se do t’i bëjnë “tokë të zezë” partitë e tjera

Kandidati për deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, gjatë një tubimi me qytetar...

Ndaluan një veturë për kontroll në Uqë të Istogut, Policia gjen dy armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasi kanë ndaluar një automjet për...

Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

Ka filluar fluksi i ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit. Në përditësimin...