Mjegulla ul dukshmërinë në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes të shtuar

PUBLIKUAR

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, në rajonin e Ferizajt është vërejtur prezencë e shtuar e mjegullës, e cila po vështirëson qarkullimin rrugor dhe po ul ndjeshëm dukshmërinë, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe pranë lumenjve.

Sipas njoftimit të Policisë, mjegulla ka përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke paraqitur rrezik potencial për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Në këtë drejtim, Policia u ka bërë apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Mes këshillave kryesore për drejtuesit e automjeteve janë:

  • ndezja e dritave të shkurtra dhe dritave të mjegullës;
  • shmangia e përdorimit të dritave me rreze të gjata;
  • ulja e shpejtësisë dhe mbajtja e saj nën kontroll;
  • mbajtja e krahut të djathtë të rrugës;
  • rritja e vëmendjes ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Policia thekson se mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke i bërë shoferët të mendojnë se po lëvizin më ngadalë sesa në realitet, çka rrit rrezikun për aksidente.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kontribuojnë në sigurinë rrugore, duke respektuar rregullat dhe duke treguar përgjegjësi të përbashkët./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...