MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas MIT-it, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Kufizimet për automjetet mbi 20 tonë aplikohen në raste të temperaturave të larta, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin përkatës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...