MINT publikon çmimet e reja të derivateve në Kosovë: Nafta 1.58€, benzina 1.52€

PUBLIKUAR

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 28 maj 2026.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet janë përcaktuar në bazë të vendimit të 4 majit 2026 për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas listës së publikuar, çmimet maksimale të lejuara janë: nafta (dizel) 1.58 euro për litër, benzina 1.52 euro për litër, ndërsa gazi 0.74 euro për litër.

Krahasuar me një ditë më parë, vetëm benzina ka shënuar ulje për 1 cent, ndërsa çmimet e naftës dhe gazit kanë mbetur të pandryshuara.

Nga ministria është bërë e ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...