Ministrja Gërvalla del pozitiv me Covid-19

PUBLIKUAR

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kështu njoftoi vetë ajo përmes një postimi në Facebook, raporton Indeksonline.

Ministrja tani është në izolim teksa apeloi për vaksinim.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t’u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia. Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t’i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme.

Ju lutem, vaksinohuni sa më parë. Vaksinimi është në radhë të parë shprehje e solidaritetit me të moshuarit dhe të sëmurët. Krahasuar me valët e mëparshme të virusit, tek unë duket që vaksinat e marra të kenë ndikuar në përballimin shumë më të lehtë të kësaj vale të virusit.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...