Ministrja e Punëve të Brendshme të Australisë: Djokovic nuk po mbahet rob, është i lirë të largohet

PUBLIKUAR

Tenisti Novak Djokovic është i lirë të largohet nga hoteli ku po qëndron pasi viza për të hyrë në Australi i është refuzuar, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Australisë, Karen Andrews.

Serbi arriti të mërkurën në mbrëmje për të mbrojtur titullin në Australian Open, edhe pse nuk ishte vaksinuar, por hyrja e tij u refuzua.

Djokovic tani po pret në hotel teksa e ka apeluar vendimim, transmeton Gazeta Express.

“Zotëri Djokovic nuk po mbahet rob në Australi. Ai është i lirë të largohet në çdo kohe dhe Forcat Kufitare do ta lehtësojnë këtë” tha Karen Andrews për ABC.

“Ai, së bashku me çdo individ tjetër që kërkon të hyjë në Australi, duhet gjithashtu të plotësojë kërkesat e hyrjes, të cilat në këtë pikë përfshijnë dëshmi mjekësore të vaksinimit ose në mënyrë alternative arsye mjekësore pse ai individ nuk mund të vaksinohet. Ai nuk i ka plotësuar kushtet e hyrjes – ka shumë muhabet për vizën, por kjo sipas mendimit tim nuk është çështja, janë kërkesat e hyrjes…që ai nuk ishte në gjendje të prodhonte provat që i nevojiteshin për hyrje në Australi”, përfundoi ajo.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...