Ministria e Shëndetësisë heq mundësinë që qytetarët t’ia komentojnë postimet

PUBLIKUAR

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë në rrjetin social “Facebook” ka hequr mundësinë e qytetarëve që të komentojnë në postime, shkruan Express.

Një gjë e tillë është vërejtur ditëve të fundit, ku pas rritjeve të rasteve pozitive me COVID-19, faqja zyrtare ka limituar komentet kështu hequr mundësinë e qytetarëve të komentojnë në postime.

Hera e fundit kur qytetarët kanë mundur të komentojnë në publikimin e rasteve nga ana e MSH-së është më 9 janar, në ditën kur dolën 304 raste aktive. Ndërsa në postimet e tjera ka qenë e mundur edhe ditën e djeshme në takimin që kishte Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Por, që qytetarët kanë reaguar në mënyra tjera duke shpërndarë postimet e MSH-së dhe me ‘emoji reacts’.

Ndërsa, një gjë tjetër që vërehet është se ditën e djeshme në publikimin e raportit 24 orësh, është një koment i një qytetari i cili ka emblemën e ndjekësit, që duket se për të komentuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë tani e tutje duhet të kemi këtë emblemë e cila ‘fitohet’ duke qenë ndjekës aktiv i faqes.

Theksojmë se Kosova sot ka regjistruar rekord të rasteve të reja me COVID-19 që nga viti i kaluar. Vendi raportoi mbi 2 mijë raste të reja të infektuara me këtë virus sot nga testimi i 9.194 mostrave./Express

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...