Ministria e Infrastrukturës tregon a janë të kalueshme rrugët pas reshjeve të borës

PUBLIKUAR

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë janë të qarkullueshme, edhe pas reshjeve të borës, raporton Express

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara kanë qenë në terren gjatë natës dhe kanë larguar borën nga rrugët, e po ashtu, kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët.

 

“Pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë. Të gjitha rrugët në vendin tonë janë të qarkullueshme për të gjitha automjetet. Kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  kanë intervenuar  gjatë gjithë natës, me pastrim të borës dhe hedhje të kripës në të gjitha rrugët duke e rritur nivelin e sigurisë për qarkullim më të lehtë”, thuhet në njoftim.

Ministria ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Në viset malore ka pas reshje të borës më shumë por rrugët janë të kalueshme, ndërsa kërkohet që të vozitet duke iu përshtatur kushteve atmosferike. Kompanitë gjatë ditës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes së rrugëve për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që jenë të kujdesshsëm gjatë vozitjes duke iu përshtatur kushteve të rrugëve”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...