Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjendja e rrugëve është e mirë.

Nga ministria thonë se gjitha kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë intervenuar gjatë gjithë natës për ta pastruar borën dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët.

“Pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë. Të gjitha rrugët në vendin tonë janë të qarkullueshme për të gjitha automjetet. Kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë intervenuar gjatë gjithë natës, me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në të gjitha rrugët duke e rritur nivelin e sigurisë për qarkullim më të lehtë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Megjithëse reshjet e borës janë më të mëdha në viset malore, ministria thotë se ato janë të kalueshme.

“Në viset malore ka pas reshje të borës më shumë por rrugët janë të kalueshme, ndërsa kërkohet që të vozitet duke iu përshtatur kushteve atmosferike. Kompanitë gjatë ditës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes së rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes duke iu përshtatur kushteve të rrugëve”, përfundon komunikata.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara...

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...