Ministria e Arsimit reagon për përfshirjen e nxënësve në protestat e Vetëvendosjes

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh shqetësimin për njoftimet e raportuara në media se subjekti politik, “Lëvizja Vetëvendosje”, ka paralajmëruar Protestë të nxënësve në Komunën e Prishtinës, duke marrë shkas nga vdekja tragjike e një të riu në rrethana ende të pandriçuara

“Në shtetin tonë demokratik e drejta e protestës dhe reagimit qytetar është e garantuar dhe secili mund t’i manifestojë shqetësimet dhe kërkesat e veta, por në një shoqëri dhe rend demokratik, subjektet politike duhet ta bëjnë diferencën dhe të mos i instrumentalizojnë nxënësit për hesape politike.

Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit dhe askush nuk ka të drejtë ligjore të abuzojë me nxënës”, shkruan në komunikatën e MASHT’it, transmeton Express.

Ministria thotë se përfshirja e nxënësve në aktivitete të kësollojshme cenon të drejtat e fëmijëve dhe përbën shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare.

MAShT fton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e shkollave që t’i përkushtohen punës dhe misionit për mësim cilësor dhe vlera humane.

MASHT e fton “Lëvizjen Vetëvendosje” që të reflektojë në interes të nxënësve dhe të mos ushtrojë presion tek ta por, agjendat politike t’i adresojë dhe manifestojë në formë demokratike e institucionale. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...