Ministri Murati ka një shpjegim për dritat e ndezura natën në objektin e Qeverisë

PUBLIKUAR

Në kohën kur qytetarëve po u kërkohet që të kursejnë energjinë elektrike, dje në media u raportua se një gjë të tillë nuk po e bënë edhe Qeveria e Kosovës për shkak se po mbanë dritat ndezuar edhe në orët e vona të natës, raporton Gazeta Expres.

Për dritat që po mbahen ndezuar natën në objektin e Qeverisë, është arsyetuar sot Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, e shtesat tjera, të kryehen para Vitit të Ri.

Me këtë rast, ai edhe ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Po, punon dikush! Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri. Ju lutem kursejeni energjinë elektrike”, ka shkruar Murati në rrjetin e tij social Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...