Ministri Murati flet për ndalimin e kriptovalutave

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vendimi për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave është i duhur, marrë parasysh gjendjen me energji.

Ai gjatë prezantimit të rezultateve vjetore në Doganën e Kosovës tha se është e nevojshme që të merret ku vendim, në mënyrë që të kursehet gjepi i qytetarëve.

Murati: Është e padrejtë të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve

“Do të ishte shumë e padrejtë që ne si shtet të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve tjerë. Prandaj ka qenë e nevojshme që të merret ky vendim që të kufizohet përkohësisht mihja apo prodhimi i kriptovalutave në mënyrë që të kursejmë gjepat e qytetarit. Për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja apo bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar ai.

Gjatë kësaj jave, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike

SHIKO MË SHUMË

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...