Ministri Mehaj viziton familjen e Rexhep Malës

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në 38-vjetorin e rënies së Rexhep Malës, ka vizituar familjen Mala, në përkujtim të veprimtarisë së tij atdhetare.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj ka shkruar se Rexhep Mala, si i burgosur politik në Foçë e pastaj edhe në burgun e Mostarit, asnjëherë nuk u ndal së menduari e së përgatituri për çështjen kombëtare e për bashkimin e kombit.

“Ai ishte shqiptar i madh i cili ishte i gatshëm të paguante çdo çmim për të arritur atë që synonte. Nuk njihte asnjë pengesë në rrugëtimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Kur u lirua nga burgu, shokët që i mbetën brenda, i përshëndeti duke u thënë: “mirë u pafshim në betejat e radhës, deri në çlirim dhe bashkim kombëtar …”, e këtë e dëshmoi edhe pas daljes nga burgu”, shkruan Mehaj.

“Rexhepi Mala frymëzim të përhershëm dhe të pazëvendësueshëm e kishte Adem Demaçin, prandaj edhe nuk kishte si të ishte ndryshe, veçse patriot i madh për të cilin Shqipëria ishte mbi të gjitha. Lavdi jetës dhe veprës së Rexhepit, ai përherë do të jetë frymëzuesi e ndriçuesi i rrugës sonë”, ka shtuar ai.

Ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, Rexhep Malaj 33-vjeç, pa u bërë tetë muaj që u lirua nga burgu i rëndë nëntëvjeçar, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha i cili asokohe ishte student 23-vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave 1981, ranë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Me prejardhje nga Komuna e Kamenicës, si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për pranverën studentore 1981

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...