Ministri Latifi takohet me ambasadorin e Turqisë dhe zv. ambasadorin e Britanisë, flasin për pandeminë

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka pritur sot në takime të ndara Ambasadorin e Turqisë,  Çağrı Sakar dhe zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jacob Weber, raporton Gazeta Express.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se situata epidemiologjike lidhur me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve ka qenë temë e takimit midis ministrit Latifi dhe Ambasadorit Sakar.

“Në takim është theksuar rëndësia e zbatimit të masave dhe bashkëpunimit midis institucioneve dhe qytetarëve për respektimin e tyre me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të situatës. Në takimin me Zëvendës-Ambasadorin Britanik Jacob Webber është biseduar për masat kundër COVID-19 në Kosovë, procesin e vaksinimit dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi, përfshirë edhe rreziqet nga variantin Omicron (i SARS COV-2), i regjistruar në disa vende të botës. Po ashtu, ministri Latifi dhe zëvendës-ambasadori britanik kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë”, thuhet nga MSH.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...