Ministri Latifi paralajmëron mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet gjendja me pandeminë

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka paralajmëruar mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet edhe më shumë gjendja me pandeminë, raporton Gazeta Express.

Latifi para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se nëse do të mbyllen shkollat, do të pësojë edhe ekonomia për shkak se prindërit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre.

“Po t’i kishim mbyll ne shkollat sot kish me qenë një problem jashtëzakonisht i madh, nuk i kemi mbyll, ja kemi lënë shkollave, komuniteteve lokale që ata me vendos me shku apo mos me shku online. Jam i vetëdijshëm që nëse ne i mbyllim shkollat ekonomia ka me pasu jashtëzakonisht shumë, për shkak se nuk kanë me mujt me shku prind në shkollë se duhet me u kujdes për fëmijë. Nëse nesër na keqësohet gjendja, apsolutisht duhet me i mbyll shkollat sikur i kanë mbyll shtetet tjera për një kohë të caktuar”, ka deklaruar ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...