Ministri i Kurtit ngushëllim të ndier për nënën e Veselit: I fali vendit djem që luftuan për liri

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se e ka marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e saj, teksa shtoi se Kadri Veseli padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.

Më tutje Mehaj tha se Ajshe Veseli do të kujtohet si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Veseli,

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.

Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.

Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...