Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

PUBLIKUAR

Milo Rashica po kalon një sezon jo të mirë me skuadrën e Besiktashit.

Sipas mediave turke, anësori kosovar pritet të largohet nga ”Shqiponjat” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Forma e dobët këtë sezon dhe lëndimet që ka pasur janë ndër shkaktarët kryesor që Besiktash po e mendon largimin e Rashicës.

Për 29-të vjeçarin ka disa skuadra të interesuara, por e ardhmja e tij do të mësohet në muajt në vazhdim.

Gjatë verës interesim për futbollistin kosovar ka shfaqur skuadra gjermane, Borusia Monchengladbach e po ashtu edhe skuadrat portugeze, Benfica dhe Porto.

Rashica po kalon sezonin e tretë me Besiktashin, derisa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...