MESSI VENDOS REKORD TË RI NË CHAMPIONS

PUBLIKUAR

Lionel Messi regjistroi mbrëmë golin e tij të 90-të në Champions.

Ylli argjentinas e ka zgjeruar, po ashtu, rekordin e tij të mahnitshëm kundër skuadrave angleze. Ai hapi rezultatin për Barcelonën, kundër Manchester City, të martën. Goli në fjalë ishte i 16-ti për të në 14 ndeshje kundër klubeve angleze.

Kujtojmë se 29-vjeçari shënoi një “hat-trick” në ndeshjen e parë, më 19 tetor, kur Barca fitoi ndaj “qytetarëve” me rezultatin 4-0, në “Camp Nou”.

Mbrëmë, Lionel Messi ka thyer edhe një tjetër rekord, duke u bërë golashënuesi më i lartë ndonjëherë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Telesport.

Me “rrjetën” e minutës së 21-të, kundër Manchester City, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u ngjit në kuotën e 54 gola në fazën e grupeve të Champions-it. Tashmë, në këtë drejtim, argjentinasi është një gol para Raul, i cili e kishte udhëhequr këtë rrugë me 53 gola në fazën e grupeve, gjatë kohës së tij te Real Madrid dhe Schalke.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...