Messi rikthehet në stërvitje, pasi e mori veten plotësisht nga koronavirusi

PUBLIKUAR

Lionel Messi e ka marrë veten plotësisht pas infektimit me koronavirus dhe është rikthyer në stërvitje me Paris Saint-Germainin.

Messi ishte prekur nga Covid-19 në fund të dhjetorit, gjatë festave të fundvitit në atdheun e vet Argjentinë, ku kishte qëndruar i izoluar deri në fund të javës së parë të janarit, raporton Gazeta Express.

Ai u kthye në Paris më 5 janar por atij i janë dashur gati dy javë për ta marrë veten plotësisht nga virusi, edhe pse kishte dalë negativ në testin për koronavirus.

PSG-ja njoftoi se ai i nisi stërvitjet me skuadrën të martën dhe sot e publikoi një video ku 34-vjeçari shihet duke ushtruar.

Rikthimi i tij në stërvitje është lajm i mirëseardhur për trajnerin Mauricio Pochettino, i cili mund të llogarisë në bashkatdhetarin e vet për ndeshjen e PSG-së në Ligue 1 kundër Reims të dielën.

Messi nuk e ka pasur fillimin më të mirë të mundshëm të jetës në futbollin francez, pasi deri tani i ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje, duke e shënuar 1 gol dhe 5 asiste.

Të hënën, ai u mposht nga Robert Lewandowski i Bayern Munich në garë për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s për vitin 2021. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...