Messi paraqitet sonte me numrin 10-të në fanellë

PUBLIKUAR

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Nice, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Francës.

Në këtë ndeshje, si startues është rikthyer Lionel Messi i cili kishte munguar në disa ndeshje, për shkak të infektimit me koronavirus.

Kjo ndeshje mund të konsiderohet më speciale për Messin, pasi ai paraqitet me numrin 10-të, numër që e kishte veshur për shumë e shumë vite te Barcelona.

Sipas raportimeve, në Francë lejohet që lojtari të ketë numër tjetër në ligë e tjetër në Kupë.

Kujtojmë se kur Messi erdhi në PSG, atij iu ofrua numri 10-të nga Neymar, por ai nuk e pranoi, duke e veshur fanellën me numër 30-të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...