Messi i jashtëzakonshëm me dy gola dhe një asistim, e dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka vazhduar duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Inter Miamit.

Ylli argjentinas ka qenë vendimtar në fitoren e Inter Miami 3-1 ndaj Los Angeles FC.

Kjo ndeshje ishte e kthimit për CONCACAF Champions Cup, derisa e para i kishte takuar Los Angeles FC me rezultat 1-0.

 

Messi ishte fantastik në ndeshjen e kthimit duke shënuar dy gola shumë të bukur dhe duke dhuruar një asistim.

Me këtë triumf, Inter Miami arrin në gjysmëfinale dhe ka për synim për ta fituar trofeun.

Messi deri më tani këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje me Inter Miamin, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...