Mësohet sa do të mungojë Bale, pasi u lëndua përsëri

PUBLIKUAR

Gareth Bale pritet të mungojë rreth tri javë, për shkak të një lëndimi që e pësoi në ekipin kombëtar të Uellsit.

Bashkimi i Bale me Kombëtaren e Uellsit për ndeshjet e nëntorit i kushtuan Real Madridit dhe lojtarit, pasi anësori 32-vjeçar e lëndoi pulpën e këmbës, raporton Gazeta Express.

Bale kishte munguar në nëntë ndeshjet e kaluara të Real Madridit në La Liga si pasojë e një lëndimi që e kishte pësuar më 28 gusht kundër Real Betisit.

Ai do të detyrohet ta shërojë një lëndim tjetër tani sapo të kthehet në Madrid.

Me kërkesë të lojtarit, Real Madridi ka vendosur të mos e bëjë publik raportin e tij mjekësor.

Bale i luaji vetëm 45 minuta për vendin e vet, kur e bëri paraqitjen e 100-të për Uellsin kundër Bjellorusisë, por më pas u lëndua dhe mungoi kundër Belgjikës të martën.

Real Madridi shpreson se ai do të shërohet plotësisht deri kah mesi i dhjetorit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...