Mesazhi i lamtumirës së Ancelottit për Real Madridin: Netët magjike në Bernabeu janë tashmë pjesë e historisë së futbollit

PUBLIKUAR

Trajneri më i trofeshëm në histori të Real Madridit, Carlo Ancelotti, u ka dërguar një mesazh lamtumire tifozëve të Klubit Mbretëror, të cilin së shpejti do ta lërë për t’u bërë trajner i Brazilit.

Real Madridi njoftoi sot (e premte) gjatë ditës së ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me Ancelottin dhe tani trajneri italian i ka kushtuar një letër lamtumire klubit dhe të gjithëve që e kanë rrethuar gjatë kësaj kohe.

“Sot ne ndjekim përsëri rrugët tona të ndara. Sot e mbaj përsëri në zemër çdo moment që kam jetuar në këtë fazë të dytë të mrekullueshme si trajner i Real Madridit”.

“Kanë qenë vite të paharrueshme, një udhëtim i jashtëzakonshëm plot emocione, tituj dhe, mbi të gjitha, krenaria e përfaqësimit të kësaj steme”.

Real Madridi njofton zyrtarisht largimin e Ancelottit

“Falënderoj Presidentin Florentino Perez, klubin, lojtarët e mi, bashkëpunëtorët e mi dhe, mbi të gjitha, tifozët unik që gjithmonë më kanë bërë të ndihem si një prej tyre”.

“Ajo që arritëm së bashku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e madrilenëve, jo vetëm për shkak të fitoreve, por edhe për shkak të mënyrës se si i arritëm ato”.

“Netët magjike në Bernabeu janë tashmë pjesë e historisë së futbollit. Tani fillon një aventurë e re, por lidhja ime me Real Madridin është e përjetshme. Shihemi së shpejti, madrilenë!”, shkroi Ancelotti.

 

 

Në mandatin e tij të dytë në stolin e Realit nga viti 2021, Ancelotti fitoi dy tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit, dy Superkupa të Spanjës, dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa të Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën Ndërkontinentale të FIFA-s.

Në kohën e tij të parë, nga viti 2013 deri në vitin 2015, ai fitoi Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube nga një herë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...