Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2 orë

PUBLIKUAR

Diaspora ka nisur të vijë në Kosovë, dhe pritjet nëpër kufijtë e Kosovës po rriten.

Bazuar në statistikat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kuttiar, në pikëkalimin kufitar në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 1 orë, derisa për të dalë po nga ky kufi, pritjet vijojnë deri në 40 minuta.

Pritje më të gjata regjistrohen në Jarinje, deri në 2 orë për të hyrë, e për të dalë nga 10 deri në 15 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Pikë tjetër e ngarkuar me kolona është ajo te Dheu i Bardhë, ku pritjet e mërgimtarëve për t’u rikthyer në atdhe shkojnë deri në 50 minuta.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...