Menjëherë pas hyrjes së dy kosovarëve, nis të krijohet çifti i parë në Big Brother

PUBLIKUAR

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP” kanë hyrë edhe dy banorë tjerë, të cilët janë nga Kosova.

Dyshja që hyn ishin DJ Dagz dhe DJ PM, ky i fundit në klipin prezantues shfaqi simpatinë ndaj Sarës duke thënë që dëshironte ta njihte akoma më shumë dhe të këtë diçka më shumë mes tyre.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, Pajtimi (DJ PM) dhe Sara janë parë afër njëri tjetrit, teksa ai u shpreh se i pëlqente të rrinte më shumë më të.

Banorët filluan të flisnin se mes tyre mund të lind diçka.

Por, ajo cfarë u kap mbrëmë në kamerat e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ishte momenti kur Sara dëshiron të fle dhe Pajtimi kujdeset që ta vë në gjumë teksa i kap dorën.

Dyshja nga Kosova kanë filluar që për pak orë të jenë në qendër të vëmendjes në shtëpi./Express/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

 

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...