“Mëngjes i trishtë për Kamenicën”, Rahimaj reagon pas vdekjes së dy motrave në Gjermani

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen tragjike të dy motrave nga fshati Topanicë, të cilat humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani.

Përmes një reagimi në Facebook, Rahimaj tha se lajmi ka tronditur gjithë Kamenicën, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zubaku.

“Jam i prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën dy vajzat e Familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës. Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që po e përjetoni”, ka shkruar Rahimaj.

Ai ka shprehur ngushëllime edhe për miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur viktimat, duke theksuar se nevojiten forcë, durim dhe kurajo për t’u përballur me një humbje kaq të madhe.

“Ngushëllime e qoftë i përhershëm kujtimi për to”, përfundon mesazhi i kryetarit të Kamenicës.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...