Memushaj: Milani nuk bëri asgjë më shumë se ne

PUBLIKUAR

Mesfushori i Pescaras, Ledian Memushaj, ishte një nga më të mirët në fushë në takimin e San Siros mes Milanit dhe Pescaras, i cili përfundoi 1-0 për vendasit.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes ka thënë skuadra e tij meritonte pikë nga ky takim pasi bëri një paraqitje shumë të mirë.

“Jam mirë, më vjen keq për lëndimin e Aquilanit pasi ishte më i rëndë se i imi. Por, më vjen keq edhe për rezultatin pasi kemi merituar më shumë”

“Të dielën na pret një ndeshje vendimtare. Milani nuk bëri asgjë më shumë se ne, mendoj se Bonaventura bëri një paraqitje të mirë dhe mjaftoi”, ka thënë Memushaj për Milan TV.

Ndeshja e ardhshme e Pescaras është ndaj Empolit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...