Memli Krasniqi i bindur se Shukri Buja do të jetë kryetari i ardhshëm i Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbrëmë në një emision televiziv është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të PDK-së në Lipjan, Shukri Buja.

Krasniqi tha se ‘Shukri Buja do të jetë kryetar i ardhshëm, nuk ka që e shpëton Imri Ahmetin prej humbjes’.

Ai tha se qytetarët tashmë janë të lodhur me qeverisjen 12-vjeçare në Lipjan dhe se Shukri Buja ka qenë kërkesë e qytetarëve të Lipjanit.

“Zoti Buja do të jetë kryetar i ardhshëm, nuk ka që e shpëton Imri Ahmetin prej humbjes, mundet me u mundu  në të gjitha format por humbjen e ka të garantuar. Qytetarët janë lodhur pas 12 vitesh dëshirojnë ndryshim dhe zoti Buja ka qenë kërkesa e qytetarëve të Lipjanit, alternativa e vetme që mundet me i dhënë një drejtim të ri atij qyteti të mrekullueshëm që është zhvillu tani është bë gati paralagje e Prishtinës” tha Krasniqi

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...