Mehaj: Së shpejti hapet konkursi për 850 rekrutë në FSK

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet konkursi më i madh i rekrutimit në ushtrinë e Kosovës.

Ai potencoi se do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Mehaj tha se procesi do të jetë transparent dhe profesional.

“Për proceset e kaluara edhe unë kam dëgjuar se ka pasur ankesa, ka pasur dyshime për proceset e rekrutimeve. Unë u them të gjithë të rinjve e të rejave të Republikës së Kosovës, se nën udhëheqjen time do të ketë proces të drejtë, të barabartë, strikt e profesional në çdo rekrutim. Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Do të pranojmë rreth 850 rekrutë të rinj, procesi do të monitorohet nga Kallxo.com, e edhe do të incizohet të gjitha me kamera. Bordi do të jetë profesional e i paanshëm, për të përzgjedhur më të mirët. Por kam edhe një kërkesë, nëse vëreni anime, jo profesionalizëm, nëse vëreni se dikush favorizon dikë, dërgoni te unë ato informata, e unë iu garantoj se ata nuk kanë vend brenda Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë zotohem para juve e para qytetarëve të Kosovës”, tha Mehaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...