Megatenderi 7-milionësh i Ministrisë së Administratës

PUBLIKUAR

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka zgjedhur 7 konsorciume si fitues të tenderëve për ndërtim të shkollave dhe sallave sportive nëpër vende të ndryshme të Kosovës e ku vlera totale e kontratave është më shumë se 7 milionë euro.

Në njoftimin e publikuar në uebfaqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) shihet se fitues i Lotit të parë të këtij tenderi për ndërtimin e shkollës në fshatin Magurë, të komunës së Lipjanit, është përzgjedhur konsorciumi “Arberi-NS & Arhiko-ing” e ku vlera e kontratës është 1 milion e 319 mijë euro, shkruan Zëri.
Sipas njoftimit të publikuar nga KRPP-ja shihet se në këtë proces prokurimi kanë aplikuar 26 kompani.

Po ashtu, edhe për ndërtimin e shkollës në fshatin Pozharan të Vitisë sipas njoftimit të publikuar nga KRPP-ja shihet se kanë aplikuar 24 kompani e ku fitues është shpallur konsorciumi “Area & Kewin”. Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është 1 milion e 379 mijë euro e ku në këtë proces të prokurimit kanë aplikuar gjithsej 24 kompani. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...