Lista Serbe ka njoftuar sot se deputetët e saj kanë ngrirë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës.
Në një deklaratë të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar dhe kryetar i Listës serbe Slavko Simic gjithashtu theksohet se Mirjana Jevtiq do të largohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, shkruan Tanjug, përcjell lajmi.net.
“Autoriteti i Aleksandar Vuqiç është edhe për ne dhe për të gjithë serbët në Kosovë i padiskutueshëm. Kjo është arsyeja pse deputetët serbë njoftjnë se do të zbatojnë të gjitha vendimet e presidentit Vuqiç dhe të ngrijnë punën në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës”, tha deklarata.
Siç specifikohet në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vuqiç, Mirjana Jevtic do të largohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, për shkak se, si një serb nga Kosova, duhet të respektohet autoriteti dhe kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Serbisë, dhe do të veprohet në përputhje me rrethanat.
“Asnjë nga serbët në Kosovë dhe Metohi nuk ka bërë më shumë se Aleksandër Vuqiç për popullin serb ,dhe lufta e popullit serb në Kosovë dhe Metohi nuk është e mundur dhe nuk do të jetë e suksesshme nëse për ndonjë arsye nuk ka unitet dhe lidhje të ngushtë në mes të përfaqësuesve të serbë në Kosove dhe Metohi dhe kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuqic” është thënë në një deklaratë.
Siç u tha, Lista Serbe bashkon të gjithë serbët në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike.
“Aleksandar Vuqiç ka besimin tonë të plotë dhe vlerësimin për punën e madhe dhe përkushtimin për zgjidhjen e problemeve tona, jo Mustafa, kështu ishte dhe kështu do të jetë”, tha ndër tjerash deklarata./Lajmi.net/


