“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet…”, tre burra që rrahën gratë lirohen në procedurë të rregullt

PUBLIKUAR

Prokuroria e Prishtinës dhe ajo e Mitrovicës i kanë liruar në procedurë të rregullt tre burra që i kanë rrahur bashkëshortet e tyre, raporton Express

Njëri rast ka ndodhur më 13 janar të këtij viti në Prishtinë. Gruaja ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

Pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit, burri i saj është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 13.01.2022. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh të së enjtes.

Tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Prishtinë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 19.01.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij- viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar të procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Ndërkaq një grua tjetër që është rrahur nga bashkëshorti, ka shkuar te familja e saj, bashkë me fëmijët.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Vushtrri.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri, 19.01.2022-14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj ka shkuar te familja e saj. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...