Me një të kaluar kriminale, ky është reagimi i Olsës për konkurrenten e re të Për’puthen, Laureta Zyba

PUBLIKUAR

Ajo tanimë i është bashkuar emisionit të dashurisë Për’puthen, por publiku e njihte më herët e madje sipas lajmeve nga kronika e zezë, shkruan lajmi.net.

 

Emri i saj është lakuar shumë herë i përfshirë në akte kriminale, ku ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e interpolit

 

Rreth katër vite më parë, ajo ishte arrestuar në një aksion policor në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, ku Njësia Speciale kishin bërë arrestimin e katër personave.

Dy nga personat e arrestuar ishin me prejardhje nga Mali i Zi, një nga Serbia dhe një femër (Laureta) nga Kosova.

Siç kishin raportuar mediat në Kosovë, në mesin e të arrestuarve ishte edhe Laureta Zyba, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë ishin në kërkim nga Interpoli, pasi që ishin të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Përgjatë arrestimit të tyre në një banesë në lagjen “Kalabria”, policia kishte konfiskuar armë, municion dhe narkotikë, janë disa nga detajet e rastit ku Laureta kishte qenë e përfshirë.

Por jo vetëm, ajo dikur ka qenë edhe ish e dashura e Vali Corleone ku emrin e tij e kishte tatuazh në qafë.

Pas gjitha këtyre problemeve me drejtësinë, pjesëmarrja e saj në Për’puthen nuk u prit mirë, duke bërë bujë mediatike e madje edhe duke u kritikuar Olsa si autore e programit.

Sot ajo ka treguar se çështjen e Lauretës do ta trajtojnë të shtunën në Prime pasi sipas saj ajo meriton një shansë të dytë.

Ndryshe, Laureta është motra e Rrushes njëherish konkurrente në Për’puthen./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Santi ‘trazon’ rrjetin me këtë pamje nga ashensori

Modelja e njohur kosovare Santiana Maloku, ka ‘trazuar’ rrjetin mbrëmë në orët e vona. Bukuroshja...

Balla njofton dënimin për Kozakun në Facebook, e hodhi kanaqen në deti

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku shihet...

Anita Haradinaj: Dasma të mos i pengojë askujt hiç – këngëtarët kënduan në shenjë respekti, pa pagesë

Në emisionin “Kosova Today”, Anita Haradinaj reagoi ndaj gjuhës denigruese në rrjete sociale dhe...