Mbyllet përkohësisht lokali në Pejë, ankohet pronari: Punëtorët nuk je as që i largon as që i mban!

PUBLIKUAR

Më datë 10 janar të këtij viti, Policia e Kosovës së bashku me inspektorët e Agjensionit të Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës kanë mbyllur disa lokale në fushën e gastronomisë në Pejë.

Sipas AVUK, arsyeja e mbylljes ka qenë mosrespektimi i masave kundër Covid-19, raporton Indeksonline.

Në vendimin e tyre nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e mbylljes, e kjo po i shkakton telashe të mëdha pronarëve të lokaleve.

Pronari i lokalit “Incognito” , Bujar Morina për Indeksonline thotë se, aty punojnë 20 persona e të cilët janë në hall se çfarë të bëjnë.

Me 20 punëtorë ma kanë mbyll lokalin. 150 mijë euro kam investime. Problemi më i madh është që nuk ka datë as asgjë. 20 punëtorë as nuk je që i largon as që i mban. Me më pas dënu 10 mijë euro nuk e kisha problem, se nuk i kam respektu rregullat, por mbyllje pa afat kohor kjo është tmerr”, u shpreh i shqetësuar Morina./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...