Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

PUBLIKUAR

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Ky operacion u zhvuillua në bashkëpunim të Inspektoratit Qendror  Mbikëqyrjes të Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës.

Bëhet e ditur se aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 123 subjekteve ekonomike, përkatësisht 73 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 50 operatorë ekonomik, që ushtrojnë veprimtari tregtare aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 12 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”.

“Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 14 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në një njoftim të këtij Innspektorati, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...