Mbrojtësi bëhet portier dhe hero

PUBLIKUAR

Chaker Alhadhur u bë hero kombëtar i Komorosit pasi bëri pritje spektakolare në Kupën e Afrikës, edhe pse ekipi i tij humbi nga Kameruni dhe u eliminua nga kjo garë

Chaker Alhadhur është bërë hero kombëtar i Komorosit të hënën, përkundër eliminimit nga Kupa e Afrikës.

Mbrojtësi i majtë u shndërrua në portier pas lëndimit dhe daljes pozitiv me COVID të dy portierëve të kësaj Kombëtareje, shkruan “Gazeta Express”.

Komorosi mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e shtetë kur kapiteni dhe qendërmbrojtësi Nadjim Abdou u ndëshkua me karton të kuq.

Sidoqoftë, kjo Kombëtare u mbajt mjaft mirë dhe për këtë meritat më të mëdha i ka Alhadhur.

Ai i bëri katër pritje bravoroze, duke e lënë ekipin e tij në lojë deri në fund të takimit.

Ai njëherësh u bë lojtari i parë në këtë turne që e nis lojën si portier.

Portieri i parë i Komorosit, Salim Ben Boina ndiente dhimbje dhe dy portierët tjerë rezultuan pozitiv me Covid.

Për këtë, Alhadhur bëri sakrifica dhe u fut në portë dhe e kreu për mrekulli detyrën e tij të re, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Komorosi luajti pa trajnerin kryesor, i cili po ashtu doli pozitiv me koronavirus.

Ngjarjet e pazakonta nga Kupa e Kombeve të Afrikës nuk kanë të ndalur. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...