Mbi 4 mijë biznese të reja u regjistruan në Kosovë gjatë katër muajve të parë të vitit

PUBLIKUAR

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë periudhës janar-prill 2026 janë regjistruar 4,699 biznese të reja, ndërsa janë shuar 477 biznese.

Sipas të dhënave zyrtare, nga bizneset e reja të regjistruara, 1,119 janë biznese individuale, 3,561 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, 12 degë të shoqërive të huaja, 6 shoqëri aksionare dhe 1 zyrë e përfaqësisë së huaj.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë janë shuar 371 biznese individuale, 99 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, 6 degë të shoqërive të huaja dhe 1 ortakëri e përgjithshme.

Nga MINTI dhe ARBK-ja është theksuar se institucionet mbeten të përkushtuara në mbështetjen e bizneseve, duke garantuar cilësi, shpejtësi dhe përkushtim në çdo shërbim për komunitetin e biznesit në Kosovë.

 

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...