Mbi 2 kilogramë kokainë në Prishtinë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftim, thuhet se sipas hetimeve të deritanishme, më datë 21 tetor 2025, rreth orës 23:40, në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e tipit Volkswagen Passat, të cilën e drejtonte i pandehuri F.G., ndërsa pasagjer ishte i pandehuri B.M.

“Gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kosovës, në veturë janë gjetur dy (2) paketime me mbishkrimin “777”, njëra me peshë 1,143.9 gramë, ndërsa tjetra me peshë 1,135.7 gramë, që përmbanin substancë narkotike të llojit kokainë. Po ashtu, gjatë kontrollit të çantës së të pandehurit B.M. janë gjetur para të gatshme në shumën prej 12,050 (dymbëdhjetë mijë e pesëdhjetë) euro, si dhe një (1) telefon i markës iPhone 15 Pro Max. Tek i pandehuri F.G. janë gjetur 1,050 (njëmijë e pesëdhjetë) euro dhe një (1) telefon i markës Samsung”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Të gjitha këto sende janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, si prova materiale në procedurë penale. Prokurori i Shtetit, gjatë seancës së procedurës paraprake, do të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e...

MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë...

Gjykata serbe ia cakton 30 ditë paraburgim Osman Selmanit

Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës,...