Mbi 1 milion të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në SHBA

PUBLIKUAR

SHBA ka regjistruar rekord të infektuarish me Covid në 24 orët e fundit, duke regjistruar përkatësisht 1.35 milionë raste të reja.

Sipas të dhënave, ky është numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, që i atribuohet kryesisht përhapjes së variantit Omicron.

Mesatarja shtatëditore është trefishuar në dy javë duke tejkaluar 700,000 raste të reja në 24 orë.

Në të njëjtën kohë, SHBA ka regjistruar një rekord të shtruarish në spital për shkak të Covid-19, ku numri i pacientëve të trajtuar është dyfishuar në tre javë.

Më shumë se 136,604 njerëz aktualisht janë të shtruar në spitale, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 132,051 janarin e vitin të kaluar./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...