Mbappe, i vendosur të largohet nga PSG-ja

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain.

Ylli francez ka konfirmuar se do të presë derisa t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit, për t’u larguar përfundimisht nga kryeqyteti francez..

Kampioni i botës me Francën në fakt lidhet me një transferim në klubin e tij të ëndrrave – Real Madrid.

PSG-ja nga ana e saj po mundohet ta bind ish-futbollistin e Monacos që ta zgjasë kontratën, përcjell “Gazeta Express”.

Por, përfaqësuesi francez është i vendosur për t’u larguar dhe nuk dëshiron t’ia dijë.

Prandaj, gjatë verës që vjen, ai mund të transferohet në Real Madrid si lojtar i lirë.

Mbappe lidhej me një kalim në “Santiago Bernabeu” edhe verën që shkoi, por klubi francez vendosi ta mbante atë në ekip, së paku edhe për këtë sezon.

Mbappe është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...