Marrëveshja e fshehtë mes Vinicius dhe Realit

PUBLIKUAR

Negociatat për rinovimin e Vinicius (21 vjeç), që është një nga çështjet që i shqetëson shumë tifozët, do të nisin në fund të këtij sezoni.

Kjo është marrëveshja që ka bërë lojtari me klubin, duke u përqendruar në sezonin aktual ku Reali synon La Ligën dhe Kupën si dhe duke u fokusuar fillimisht te Kylian Mbappe.

Brazilianit i përfundon kontrata në vitin 2024 dhe klubi ka si një nga prioritetet e mëdha për të rinovuar me 21-vjeçarin gjatë verës.

Reali fillimisht po punon për të mbyllur operacionin Mbappe, derisa në skenë ka dal edhe emri i Erling Haaland dhe për këtë i ka kërkuar Viniciusit edhe pak durim, raporton AS.

Vinicius është një nga lojtarët më të mirët në ekip sot për sot, por është në mesin e më pak të paguarve.

Ai tani për tani merr 3.2 milionë euro neto në sezon, afër katër milionë me bonuse dhe është në mesin e më pak të paguarve me Dani Ceballos, Jesús Vallejo e Lunin. Vini po shijon sezonin më të mirë në karrierë, në 25 paraqitje në të gjitha garat, ai numëron 12 gola dhe nëntë asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...