Mandi i Nishtullës dhe Silva Gunbardhi përballen në “Shihemi në gjyq” për fitimet e “Të ka lali shpirt”

PUBLIKUAR

Sot në “Shihemi në gjyq” protagonistë kanë qenë këngëtarët e hitit “Të ka lali shpirt”, Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi.

Arsyeja e kësaj përballjeje lidhej me fitimet e këngës në fjalë që siç duket nuk kanë qenë të barabarta dhe kontrata e të dyve ju ka hapur problem.

Mandi e ka akuzuar Silva Gunbardhin duke u shprehur se ajo ka marrë më shumë fitime se ç’duhet dhe ai nuk ka marrë aq sa meritonte. Ai ka shtuar gjithashtu se këngëtarja ka shkelur kontratën, ka keqpërdorur emrin e tij dhe ka falsifikuar firmat.

Silva nga ana tjetër e ka mbrojtur veten duke thënë se kontratat nuk janë të falsifikuara dhe ky fakt është lehtësisht i vërtetueshëm.

Eni Çobani ka zbuluar se gjatë publikimit të “Të ka lali shpirt” nuk ka ekzistuar ligji i të drejtës së autorit.

“Ligji për të drejtën e autorit është krijuar në Shqipëri në vitin 2016, kurse kontrata juaj është e përkthyer, por përkthimi është bërë në mënyrë të jashtëligjshme”, ka konstatuar. Seanca ka përfunduar me kërkesën e Enit për ta vazhduar ndërmjetësimin në privatësi dhe pa ofeza nga ana e Mandit ndaj Silvës. Gjebrea shtoi se është krim dhe turp që Mandi nuk përfiton nga kënga ku ka hedhur mundin dhe djersën, ndërsa këngëtari në fund të seancës i dha dorën Silva Gunbardhit.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...