Mancini e Emery, kandidatë për Man Utd

PUBLIKUAR

Trajneri italian duket më pak i bindur, ai spanjoll do ta pranonte ofertën, mbetet “gjallë” pista Pochettino

Pas largimit të Ole Gunnar Solskjaerit kanë nisur të qarkullojnë disa emra për pasardhës të tij.

Roberto Mancini dhe Unai Emery janë dy kandidatët tjerë për ta marrë në dorë ekipin e Manchester United.

Sipas mediave gjermane, “Djajtë e Kuq” e kanë kontaktuar tashmë trajnerin italian.

Por, selektori i Italisë nuk duket fort i bindur për t’u bërë trajner i klubit nga “Old Trafford”.

Ndërkohë, trajneri spanjoll do ta mirëpriste një mundësi të tillë.

Megjithatë, United duhet të merret vesh fillimisht me Villarrelin, ku 50 vjeçari është trajner.

Ndër të tjera, mbetet në opsion edhe emri i Mauricio Pochettinos.

Madje, trajneri aktual i Paris Saint-Germainit është kandidati kryesor i Unitedit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...