Manchestet City synon transferimin e Benzema

PUBLIKUAR

Harry Kane ishte dëshira e Manchester City-t për t’a transferuar nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola, ‘pistë’ e cila nuk u realizuar, sepse me ardhjen e Antonio Conte në krye të Tottenham, sulmuesi anglez ka vendosur të rinovojë kontratën.

I gjendur në këto kushte Manchester City është hedher në sulm për një tjetër sulmues që garanton gola dhe që mund të mbajë peshën kryesore të sulmit.

Drejuesit e Citiziens kanë hedhur ‘grepat’ te Real Madrid, nga ku dëhsirojnë të ‘peshkojnë’ Karim Benzemanë.

Sulmuesi francez është një nga pikat kryesore të sulmit të “Los Blancos”, i cili kujtojmë se është bërë pjesë e klubit madrilen që në vitin 2009.

Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, drejtuesit e Cityt kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Benzemasë për të baindur atë që të bëhet një transferim i tillë nga Spanja në Angli.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...