Man Utd heq dorë nga Hazardi

PUBLIKUAR

“Djajtë e Kuq” e kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit të yllit belg në afatin kalimtar të janarit

Eden Hazard kohëve të fundit ishte bërë objektiv i Manchester Unitedit.

Mirëpo, mediat e huaja raportojnë se “Djajtë e Kuq” tashmë kanë hequr dorë përfundimisht nga ylli belg.

“El Nacional” raporton se gjiganti britanik e ka hedhur poshtë mundësinë që ta transferojë futbollistin në afatin kalimtar të janarit, përcjell “Gazeta Express”.

Real Madridi është i hapur për ta shitur përfaqësuesin belg, i cili ka dështuar ta tregojë veten në Spanjë.

Derisa pista United tashmë ka dështuar, “Los Blancos” do të shpresojnë që t’ia shesin 30 vjeçarin ish-klubit të tij, Chelsea.

Hazard nuk ka arritur asnjëherë ta gjejë veten tek “Mbretërit”, ku e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...