Man Utd arrin marrëveshje me Lokomotiv Moscow për Rangnick

PUBLIKUAR

Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Lokomotivën e Moskës për Ralf Rangnick.

Gjermani pritet të bëhet trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq” deri në fund të sezonit aktual, shkruan Gazeta Express.

Kontratat pritet të nënshkruhen këtë fundjavë që Rangnick të marrë përgjegjësinë e përkohshme deri në fund të sezonit. Marrëveshja e Rangnick përmban edhe dy vjet të tjera në një rol konsulence në Old Trafford.

Sky Sports News ka mësuar se nënkryetari ekzekutiv i United Ed Woodward ka kërkuar për dy vite shtesë duke pasur parasysh nivelin e ekspertizës së Rangnick.

Manchester United beson fuqishëm se Rangnick do të ofrojë njohuri dhe burime të vlefshme në anën e futbollit përtej fundit të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...