Mali i Zi shokon Holandën në fund, tulipanët duhet të presin për kualifikimin në Katar 2022

PUBLIKUAR

Holanda ka barazuar me Malin e Zi si mysafir me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Holandezët të vetëdijshëm që fitorja do t’i dërgonte në garën e madhe e nisën në sulm.

Portokallinjtë fituan penallti në minutën e 23-të, ndërsa Memphis Depay ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Në pjesën e parë të dy skuadrat kishin nga një rast, por rezultati nuk ndryshojë.

Me të filluar pjesa e dytë Holanda shënoi edhe njëherë me Depay për 2-0 në minutën e 54-të.

Mali i Zi u kthye në lojë në minutën e 82-të kur shënoi Ilija Vukotic për 2-1.

Po malazezët nuk u ndalën me kaq, pasi barazuan shifrat në minutën e 86-të me Nicola Vujanovic që shënoi për 2-2.

Holanda ka 20 pikë, dy më shumë se Turqia dhe Norvegjia, ndërsa ndeshjet e fundit do të vendosin se kush do të kualifikohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...