Mahrez i pakënaqur, mund të largohet nga City

PUBLIKUAR

Futbollisti algjerian nuk është i kënaqur me minutazhën dhe mund ta kërkojë largimin nga Manchester City

Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Footmercato”.

Sipas tij, ylli algjerian është lodhur me statusin e “rezervistit të luksit”.

Ish-futbollisti i Leicester Cityt po has në vështirësi për ta bërë një vend të titullarit të rregullt në “Etihad Stadium”, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo pasi trajneri Pep Guardiola njihet për modifikim konstant të 11-shes dhe për sistemin e tij të lojës.

Futbollisti i krahut të djathtë ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2023.

Mirëpo, 30 vjeçari mund ta kërkojë largimin më herët pasi ai e do një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi.

Sidoqoftë, Mahrez ka qenë lojtar i rëndësishëm i “Citizens” në vitet e fundit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...